Krahas emocioneve dhe rezultatit që prodhoi ndeshja e së premtes në Katar mes Serbisë dhe Zvicrës, forcat e sigurisë në Katar duket se ishin me masa e rregulla të shtuara, kjo për të shmangur cdo incident, me tifozëve serbë e shqiptarë në stadium. Një ndër këto masa, ishte edhe ndalimi i flamurit shqiptar në stadiumin ku do të luhej ndeshja, me qëllim shmangien e ndonjë përplasjeje. Mirëpo, duket se asgjë nuk i ndali tifozët shqiptarë të valëvisnin në këtë ndeshje flamurin kuqezi.