Flamurit të Serbisë i është vënë flaka këtë të shtunë në Fier. Ky akt vjen si kundërpërgjigje e veprimeve të kryera nga dy të rinj serb pak ditë më parë ndaj flamurit tonë kombëtar në Beograd. Djegia e flamurit serb është kryer nga kreu i shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, Kristaq Ziu.