Zjarri në malin Shpirag të Beratit është vënë në kontroll këtë pasdite, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga toka dhe nga ajri. 50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar shkuan në vendngjarje gjatë natës. “Prej mbrëmjes së djeshme, ka pasur një zjarr masiv nëpër kodrat e Shpiragut, ku paraprakisht dyshohet të ketë një rrufe. Zjarri mori përmasa të konsiderueshme dhe është operuar gjatë gjithë natës nga forcat operacionale, nga të gjitha strukturat e bashkisë dhe policisë”, u shpreh për gazetarët Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.