Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri natën e kaluar në Rubjekë të Shijakut. Bashkë me shtëpinë janë djegur dhe gjëja e gjallë, si dhe paratë që familja Domi kishte marrë për të rindërtuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti këtë pranverë. Familja prej 7 anëtarësh ka mbetur në qiell të hapur. Shërbimi zjarrfikës i Shijakut dhe ai i Durrësit kanë ndërhyrë, po pa mundur të shpëtojnë gjë nga shtëpia.