Këto pamje vijnë nga lagjja Kasapaj e Delvinës, aty ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Flakët po u afrohen banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve. Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.