Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.