Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Jarua të Fierit. Të favorizuara edhe nga era flakët po përhapen me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë duke rrezikuar edhe banesat pranë. Për neutralizimin e flakëve në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit, janë duke shkuar në vatrën e zjarrit edhe zjarrfikëset e Albpetrolit, Patosit e Rroskovecit. Banorët pohojneë se eështë hera e parë që një zjarr i përmasave të tilla ndodh në fshatin e tyre.