I gjithë vendi, nga veriu në jug, po përballet me një situatë kritike me zjarret, edhe për shkak të temperaturave rekord të së shtunës. Situata u bë alarmante në mbrëmje në Borsh, ku rrezikohen edhe banesat. Pjesa e malit vijon të digjet, edhe pse zjarrëfiksit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qënë ne terren, por është shumë e veshtirë për të ndërhyrë, për shkak të terrenit. Zjarri vijon të lëshojë edhe tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. Flaket vijojnë edhe në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë. Zjarri prej orësh ka djegur kryesisht kullotat duke rrezikuar disa banesa të fshatit, por dhe stanet me bagëti. Forcat zjarrfikëse po izolojnë flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.