Një hidroplan i specializuar dhe disa helikopterë zjarrfikës po operojnë aktualisht mbi zonat e prekura nga zjarret në Bashkinë Finiq, duke mbështetur njësitë tokësore në përpjekjet për shuarjen e flakëve. Mjetet ajrore kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, me prioritet mbrojtjen e zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore.