Zv.Presidenti i SHBA-së, JD Vance, mbajti dje një fjalim të fortë në Mynih ku liderët europianë ishin mbledhur në Konferencën e Sigurisë. Ai u shpreh se kërcënimi Europës nuk i vjen as nga Rusia dhe as nga Kina, por nga breda saj. Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh.