Top Channel/ Fjalimi i fortë i Dash Sulës në Kuvend: Pse i urreni katunarët e mi?
12/09/2024 22:15

Deputeti Dash Sula mori fjalën në Kuvend ku kritikoi aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit. Sula ngriti akuza ku tha se janë 5 oligarkë që duan t’i japin paratë me pretendimin se janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit. Po ashtu, Sula kritikoi qeverinë edhe për mbështetjen për bujqësinë, duke thënë se vetëm 35 mln euro përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët. Akuzave për bujqësinë iu përgjigj ministri i Financave, ministri i Financave, Petrit Malaj. “100 mln euro që do ja jepni 5 personave që ia dhatë edhe në 2023, gjoja për rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit, në një kohë që nuk është e vërtetë. Kurum që prodhon hekur dhe çelik në Elbasan, ka deklaruar që çmimi i hekurit ka rënë krahasuar edhe para luftës. Janë ulur çmimet, ju i jepni para këtu 5 oligarkëve dhe nuk i specifikoni këtu. Pse nuk shihni sektorët më jetik kush është? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë. Referojuni Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, 150 mln euro jep Maqedonia për bujqësinë, ju jepni 30 mln euro dhe i shtuat dhe 5 mln euro. Më pak tokë bujqësore ka Kosova, 120 mln euro jep Kosova. Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se sektori i bujqësisë në 2024 ka përfituar 141 mln euro. “Sektori i bujqësisë në 2024 ka përfituar 141 mln euro. Vlera 3.4 mld është përfitim direkt që marrin fermerët. Në total sektori i bujqësisë përfiton 141 mln euro. Jemi në linjë me të njëjtat vlera që ju i referoheni Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, iu përgjigj ministri i Financave, Petrit Malaj. “Flasim për përfitime të drejtpërdrejta të fermerëve, por çfarë përfitojnë drejtpërdrejtë. Maqedonia drejtpërdrejtë përfitojnë 150 mln euro në skemat e subvencioneve dhe ndihmës së drejtpërdrejtë të fermerëve. Ju i bëtë llogaritë me veprat e tjerave, pro ky nuk është përfitimi i fermerëve”, iu kthye Sula.

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB