‘Fitorja do të jetë e jona’, kështu tha presidenti ukrainas në një video mesazh jashtë strehimit të tij në kohën kur shënohen 100 ditë luftë me rusët. " kryeministri i Ukrainës është këtu, Podolyak është këtu dhe presidenti juaj është këtu. Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e armatosura të Ukrainës janë këtu. Dhe më e rëndësishmja, njerëzit, tanë janë këtu, duke mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë. Lavdi Ukrainës."