Në Dibër, besimtarët myslimanë kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajrami, që shënon përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët janë mbledhur për të kryer faljen e Namazit, e cila këtë vit është zhvilluar në ambientet e Pallati i Sportit Bashkim Lala, në orën 06:30.