Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi se tashmë do të ketë rregulla të reja për përdorimin e lëndëve piroteknike, kryesisht fishekzjarrëve. Ai tha se ka pasur denoncime të shumta, jo vetëm në Tiranë por nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë.