Top Channel/ Finlanda nuk ka më pengesa për anëtarësimin në NATO, Turqia vendi i fundit që firmos
31/03/2023 21:54

Tashmë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s brenda disa ditësh, pasi Turqia miratpi më në fund kërkesën. Pas shumë muajsh vonëse dhe zvarritje parlamenti I Turqisë miratoi aplikimin e Helsinkit, duke u bërë anëtari i fundit i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA që e bën këtë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Finlanda do të bëhet zyrtarisht një anëtare brenda disa ditësh, njëkohësisht përgëzoi presidentin e saj për largimin e pengesës përfundimtare për anëtarësim. Sinkron: Shefi i NATO-s - Jens Stoltenberg “Që atëherë, ne kemi parë procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen se përfundimi i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve. Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur." Por Suedia ende nuk e ka marrë dritën jeshile për tu anëtarësuar në NATO, edhe pse aplikimi u bë në të njëjtën kohë me Finlandën. Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë në fillim të javës. Në një deklaratë pas votimit, presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se vendi i tij është tani gati për t'u bashkuar me NATO-n. Finlanda dhe Suedia ishin përkushtuar për dekada për mos-angazhim me NATO-n si një mënyrë për të shmangur provokimin e Moskës. Megjithatë, kjo ndryshoi kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij në Ukrainë dhe i detyroi dy vendet skandinave të rivlerësonin statusin e tyre neutral. Pamjet: AFP

Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
Top News – Dronë e raketa mbi ambasadën amerikane / Shpërthime në Bagdad, sulmi më intensiv i luftës
17/03 11:38
Top News – 200 amerikanë të plagosur në luftë / Ushtria bën bilancin, 13 trupa të vrara po ashtu
17/03 11:38
Top Channel/ Rubio “direktivë” diplomatëve: Aleatët t`i shpallin IRGC dhe Hezbollahun terroristë!
17/03 11:34
Top Channel/ Irani do të sulmojë Ukrainën? Zelensky: “ Le të vijnë, nuk kemi frikë”!
17/03 11:32
Top Channel/ “Shi” dronësh: Sulmohet ambasada e SHBA në Irak, raketa pranë zyrës së Netanyahut!
17/03 11:30
Top News – Kur llava ‘takohet’ me oqeanin / Momenti mahnitës pas shpërthimit të vullkanit
17/03 11:21
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
17/03 09:27
Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
DIGITALB DIGITALB