Me shumicë të qartë votash, parlamenti turk I dha dritën jeshile anëetarësimit të Finlandës në NATO, duke hequr kështu pengesën e fundit në rrugën e shtetit nordik drejt bashkimit me aleancën më të madhe ushtarake të globit. Një hap i tillë pritej duke qenë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dha javën e kaluar aprovimin e tij, pas vonesave disa mujore.