Të paktën 4000 ton misër i korrur vitin e kaluar gjendet ende i magazinuar dhe i pashitur në depot e drithit në Finiq. Fermerët kanë reduktuar këtë vit sipërfaqen e mbjellë për shkak të vështirësisë me gjetjen e tregut dhe konkurrencës prej prodhimit të importit. Sipërfaqja e mbjellë me misër në një nga fushat më pjellore të vendit shkon në 1100 ha që është vetëm 1/3 e kapacitetit kultivues të fushës së Vurgut kjo edhe për shkak të vështirësive me ujitjen dhe kostot e larta të karburantit për pompat zhytëse.