Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bilbao, ku një qytetar vendas u përplas me tifozë të Mançester Junajtid, pak para finales së Ligës së Europës kundër Totenhemit Pamje të publikuara në rrjet tregojnë momentin kur i moshuari, i irrituar nga entuziazmi i tifozëve britanikë, duket se kërcënon një tifoz të “Djajve të Kuq”, i cili po ecte nëpër skela, pasi kishte varur një flamur në ballkon së bashku me një mik.