I pyetur për ekipin polak, trajneri Sylvinho u ndal veçanërisht te Lewandowski. Ai u shpreh se e adhuron yllin e Polonisë, por u shpreh se ekipi duhet të ketë kujdes edhe nga lojtarët e tjerë. “Tifozët janë forca jonë. Sa i përket ndeshjes në Tiranë, e shkuara ka kaluar. Ka qenë moment tjetër për të dyja ekipet. Do të jenë 90 minuta të rëndësishme dhe të vështira. Shpresoj për sa më pak gabime. Janë kushte të ndryshme për të dyja skuadrat. Siç e thashë edhe më herët, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë.