Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë sqarime për masat që do të merren më 25 maj për finalen e Conference League, e cila zhvillohet në kryeqytet, mes Romës dhe Feyenoordit. Nano theksoi se të mërkurën nuk do të ketë shtetrrethim në Tiranë, por vetëm bllokim të disa rrugëve. Kreu i policisë përsëriti se Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në kryeqytet atë ditë, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.