Top Channel/ Finalja e Big Brother VIP! Përgatitjet për mbrëmjen e madhe në Top Channel
16/04/2025 19:58

Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun. Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë. Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe. Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza. “Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej. Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh. E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu. Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore, të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV, hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova është duke ndodhur e njëjta gjë për të ardhur për të parë, fatmirësisht vendi mban, por biletat janë të reduktuara, vendi është i madh, por jo aq i madh. Biletat mund t’i gjeni lehtësisht online, çdo gjë ka kaluar online tani, nëse jeni akoma me të vjetrën dhe doni ta merrni biletën fizikisht janë dy vendndodhje, zyrat në Kashar dhe Arena Center. Praktikisht është e lehtë për të marrë, bileta ka një çmim simbolik, qëllimi është të mblidhemi së bashku jo vetëm ne që kemi jetuar çdo ditë me këtë përvojë, por jam i bindur që publiku për çdo banor është kthyer në një tifoz të jashtëzakonshëm dhe tifozeria këtë vit ka qenë një ndër më të mirat e të gjitha edicioneve”, tha Liço.

Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
Top Channel/ “Njeri i pisët dhe i fëlliqur”, Mateo debaton me Rogertin: A je budalla apo bën vetë
18/02 20:45
DIGITALB DIGITALB