Në kuadër të masave të intensifikuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në zonat bregdetare të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night Strike”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, dhe çoi në arrestimin në flagrancë të një 28-vjeçari, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit.