Bashkia e Korçës për të dytin vit rresht ka rritur pagat. Paga më e lartë është e kryebashkiakut Filo e cila u rrit vitin e kaluar me 13% dhe këtë vit me 53 përqind duke shkuar në 260 mijë lekë në muaj, bruto. Në total përgjatë dy viteve kryebashkiaku i Korçës e rriti pagën e tij me 73%. Por rritje të madhe kanë përfituar edhe nënkryetarët të cilët do të marrin çdo muaj 205 mijë lekë, ose 41% më shumë.