Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, teksa janë arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në kinematë amerikane. Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer, që po ashtu e ka pasur premierën të premten, ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA.