Shiu ishte shpëtim për fikjen e flakëve që përfshinë Fierin, Patosin dhe Vlorën. Pas një dite me vatra paralele të shumta zjarri në disa zona të vendit, mëngjesin e të dielës duken sipërfaqe të mëdha toke të djegura, të cilat u neutralizuan falë edhe reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikëse.