Qyteti i fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit. Këto janë pamjet në rrugët e Fierit prej dy ditësh. Edhe pse koha është e mire dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane. Zjarri ka reënë në fushen e mbetjeve në Mbrostar. Sasia e madhe e plehrave që ndodhet atje është ndezur prej dy ditësh. Këto janë pamjet e filmuara nga ajri që tregojnë madhësinë dhe rrezikshmërinë që po paraqet kjo re toksike për banorët e Fierit dhe zonave përreth.