Top Channel/ Fier, rritet dhuna në familje/ Muajin e fundit 18 denoncime, shtohen edhe abuzimet
04/05/2025 12:14

Dhuna në familje dhe abuzimet ndaj të miturve po shënojnë rritje shqetësuese në qarkun e Fierit. Vetëm gjatë muajit të kaluar, policia e Fierit ka referuar mbi 18 raste në Prokurori, ku pjesa më e madhe e tyre lidhen me dhunën ndaj grave dhe abuzimet ndaj fëmijëve. Sipas psikologes Lumturi Vruho nga Qendra “Horizont”, dhuna ndaj të miturve ndodh për arsye të ndryshme si prindërimi i papërshtatshëm, kriza ekonomike, mungesa e edukimit emocional të fëmijëve, dhe historia problematike brenda familjeve. Sot, fatkeqësisht, dhuna është bërë një fenomen i zakonshëm. Izolimi, krizat sociale dhe përdorimi i tepërt i teknologjisë ndikojnë negativisht në lidhjen mes prindërve dhe fëmijëve. Kjo sjell mungesë komunikimi dhe empatie, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për konflikte dhe abuzime, shprehet Vruho. Një tjetër aspekt shqetësues mbetet dhuna në çift dhe mosmarrëveshjet brenda familjes. Psikologia thekson rëndësinë e mbështetjes psikologjike për çiftet që përballen me kriza. “Sot ka më shumë ndërgjegjësim. Psikologu nuk është më tabu. Gjithnjë e më shumë çifte kërkojnë ndihmë profesionale për të ruajtur marrëdhënien dhe për të mbrojtur stabilitetin familjar. Edhe njëri nga partnerët, nëse tregon kujdes dhe dëshirë për të ndryshuar, mund të përçojë ndikim pozitiv në jetën e përditshme të familjes, Psikologët dhe ekspertët nxisin gratë dhe partnerët që përballen me dhunë apo tensione në marrëdhënie të mos heshtin, por të kërkojnë ndihmë në kohë. Kontakti me një psikolog apo denoncimi dhunës pranë institucioneve mund të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Ka raste kur konfliktet në familje kanë përfunduar në dhunë të rëndë, madje edhe me pasoja që rrezikojnë jetën. Ndaj, ndërhyrja e hershme mbetet thelbësore për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin mendor të të gjithë anëtarëve të familjes.

Top News – British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim
08/04 18:08
Top News- Ndërhyrja për jahtet, cenon lëvizjen. Kufizohet qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit
08/04 16:30
Top News- PDK letër Albulena Haxhiut/ Kërkon emërimin e anëtarit të saj të dytë në KQZ
08/04 15:30
Top Channel/ Për 100 euro nxjerr armën dhe kërcënon fqinjin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari
08/04 15:28
Top Channel/ Kushner largohet nga Sazani?! Debat në parlament për projektin
08/04 15:20
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Çmimi i naftës ulet në 220 lekë, armëpushimi SHBA-Iran ndihet në Shqipëri
08/04 15:07
Top News – Paqja ul çmimin e karburanteve. Bordi rishikon çmimin tavan, nafta zbret me 4 lekë
08/04 15:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje
08/04 15:03
Top News – Burgjet si vende lufte. Rreth 25 veta çdo vit humbin jetën nga keqtrajtimi
08/04 14:26
Top News – PD propozim për uljen e çmimit të naftës. ‘TVSH-ja të shkojë për reduktimin e akcizës’
08/04 14:26
Top News – Armëpushimi në pikëpyetje. Sulmet iraniane vazhdojnë në Gjirin Persik
08/04 14:25
Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43
Top Channel/ Sherr për pyjet në Bulqizë, përplasje në mbledhjen e këshillit të qytetit
08/04 12:38
Nuk ndalet SPAK/ Anila Hoxha: Ka në dorë 70 telefonë që mund të ‘hedhin në erë’ politikën
08/04 12:24
Top Channel/ “Trauma, lista e jetës” në Inside Story, pacientët presin vite për një ndërhyrje
08/04 12:22
Top News-‘Teprica e TVSh të amortizojë akcizën.’ Propozimi i PD për uljen e çmimit të naftës në vend
08/04 12:16
Top Channel/ 134 vdekje në burgje në 5 vite, shumica nga shkaqe shëndetësore por edhe…
08/04 12:14
Top News- Bazë municionesh në Mitrovicë / Policia bastis banesën, zbulohen armë dhe fishekë
08/04 12:11