Pas pesë ditësh përfundoi beteja me flakët dhe tymin në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Kryebashkiaku Armando Subashi tha se jo vetëm që është fikur zjarri dhe eliminuar tymi, por fusha është kapsuluar duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj problematike.