Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës. Në kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë nga kamioni, duke marrë dëmtime të lehta.