Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në kishën e “ Zonjës së Papërlyer”. Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur këtë të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit . Ata janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Kiko i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë.