Një situatë dramatike u krijua në Levan të Fierit, kur 6 fëmijë refuzuan për disa orë të shkonin me nënat e tyre pas problemeve me ligjin që kanë baballarët e tyre të divorcuar. Ilir Hilaj është arrestuar tashmë, ndërsa i vëllai Lefter Hilaj ndodhet në kërkim. Fëmijët janë nga 13 vjeç më i madhi e 8 më i vogli. Ata kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.