Koko Fest ka nisur edicionine tij të 11- të. Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka çelur këtë edicion me trupën teatrale të Korçës shfaqjen "Vassa Zheleznova" të shkrimtarit rus Maksim Gorki, një nga veprat e dramaturgjisë klasike botërore e cila vihet për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori Enke Fezollari. Pjese e aktorëve të talentuar të Korçës iu bashkuan dhe aktorja shkodrane Rita Gjeka dhe aktori nga Tirana Urim Aliaj. Drejtorja e Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita thotë se vënia në skenë e kësaj vepre është emocion dhe përgjegjësi mjaft e madhe.