Përgjatë një jave qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër mbarëkombëtare të kompeticioneve në sportin e shahut. Rreth 200 sportistë të moshave të ndryshme nga qytete të vendit si dhe Kosova janë pjesëmarrës në Festivalin e Shahut, i cili po organizohet në qytetin e gurtë.