Për pese ditë rresh nga 15 marsi, qyteti spanjoll I Valencias shkundi nga supet monotoninë teksa hareja vërshoi rrugëve te tij me kremtimet e Fallas, një traditë që kombinon artin me satirën. Fallas është festivali I përvitshëm I kësaj zone, I mbajtur në nder të Shën Jozefit. Pesë ditët dhe netët e tij mund të përshkruhen fare mirë si një festë rruge që nuk ndalon.