Në Tiranë po zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Digjital Nomad. Ky event bën bashkë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë ose ëndërrojnë për një punë të tillë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndihet krenar që festivale të tilla zhvillohen në Tiranë.