Kokofest, Festivali i Komedisë, është rikthyer në edicionin e tij të 12 në qytetin e Korçës. Nata e parë e këtij eventi kulturor ka nisur me premierën “Një martesë, një divorc, një funeral”, duke sjellë humor dhe të qeshura për publikun. Për drejtoren e teatrit dhe organizatoren Zamira Kita ky festival mbetet ndër më të rëndësishmit, pasi bashkon në Korçë trupa teatrore nga Shqipëria dhe diaspora.