Festivali Folklorit Kombëtar pritet të nisë këtë fundjavë në Gjirokastër.Eventi më i madh i folkut rikthehet në kalanë e Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese. Ministrja e Kulturës në një prononcim paraprak për mediat nga Gjirokastra tha se ngjarja do të ngjisë në skenë rreth 1200 artistë përgjatë 8 netëve dhe për herë të parë do të ofrojë edhe spektakël që e tejkalon folkun.