Fitimi i Kupës së Shqipërisë, nga Vllaznia nuk mund të shoqërohej pa një festë në Shkodër, qytet i cili futbollin e konsideron si të shenjtë. Qindra shkodranë dolën në rruget e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit për të pritur ekipin e Vllaznisë. Një pjese e tifozëve e shoqëruan skuadrën nga Tirana për në Shkodër ndërsa të tjerët mbushën sheshin kryesor të qytetit për të përshëndetur fituesit.