Top Channel/ Festë e çmendur me alkool e kokainë në Astir, ja kush janë djemtë e shpallur në kërkim
10/01/2025 20:35

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir. Raportohet ekskluzivisht se pesë të kërkuarit janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë. Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë. “Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja. Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale. Burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha thanë se pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit. Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator. Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune. E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht. Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Top Channel/ Përplasen dy makina në Fushë-Krujë! Një viktimë dhe tre të plagosur
02/07 12:50
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e punonjësve të policisë
02/07 12:48
Top Channel/Digjen mbetjet e Elbasanit! Zjarri në landfill vijon nga dje, tymi toksik mbulon qytetin
02/07 12:47
Top News – Talo Çela nuk apelon, gjykata ‘i pret’ letrat e burgut për supergrabitjen e Rinasit
02/07 12:32
Top News-Pasuritë e mashtrimit me mikrokreditë. Gjykata e Lartë mban nën sekuestro pronat e Meskutit
02/07 12:26
Top News – Komisionet e bankave për ATM. Konkurrenca i rekomandon BSH të shtojë kontrollet
02/07 12:25
Top News – BSh ‘u vë fre’ kredive për shtëpi. Hyn në fuqi rregullorja e re, s’ka më shuma pa kufi
02/07 12:15
Top Channel/ “S`ka më peshq në det”, AFP: Ngrohja e ujit kërcënon peshkimin në Shqipëri!
02/07 12:11
Top News – Peshku helmues ‘vjen’ në Shqipëri / Peshkatarët shqiptarë të dëshpëruar: E humbëm betejën
02/07 11:56
Top News – ERRU miraton kërkesat. Rritet çmimi i ujit në Elbasan, Korçë dhe Berat
02/07 11:41
Top News- Merret peng 48 vjeçari/ Durrës, dhunohet nga 4 persona. Identifikohen autorët
02/07 10:50
Top News – Aplikacion për shkeljet e policëve. AMP prezanton për qytetarët agjencinë digjitale
02/07 10:39
Top Channel/ Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
02/07 10:38
Top News – Një agjenci digjitale për të denoncuar policët që shkelin ligjin
02/07 09:56
Top News- Tymi toksik mbulon Elbasanin/ Mbetjet në landfill digjen prej 15 orësh
02/07 09:41
Top Channel/ Tymi toksik mbulon Elbasanin! Zjarri aktiv prej 15 orësh
02/07 09:17
Top News- Vijon zjarri tek landfilli i Elbasanit, tymi mbulon të gjithë zonën
02/07 09:11
Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49