Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni Morinë, në hyrje të territorit shqiptar janë regjistruar 10 mijë e 684 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin me 4 mijë e 472 automjete.