Edhe pse koha nuk ishte e përshtatshme, nxënësit e të gjitha shkollave kanë pushtuar pedonalen e Bulqizës me veshjet tradicionale dhe me flamuj kombëtar. Ndryshe nga herët e tjera për herë të parë sheshi i pedonales u mbush nga banorët e zonës, të cilët ishin të gjitha moshat, ku ndoqën aktivitetin e përgatitur nga Bashkia Bulqizës në bashkëpunim me shkollat, ku nxënësit përfaruan me këngë, valle e recitime. Kryetarja e Bashkisë Bulqizë,Festime Mjeshtri, shprehu një falenderim të veçantë për të rinjtë të cilët po i japin jetë qytetit.