Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit. Në kishën e tij në Elbasan janë ruajtur disa nga relikët e këtij shenjti të krishterë që respektohet mes sllaveve dhe shqiptarëve Duke besuar në mrekullitë e tij pelegrinë të shumtë janë mbledhur prej dyditësh në kishën me të njëjtin emër në fshatin Shijon të Elbasan.