Në ditën e Kurban Bajramit kemi ardhur për vizitë në shtëpinë e Shpresa Muçës, pensioniste 75 vjeccarem, e cila do të na tregojë detaje se si festohet kjo ditë dhe se si ka ndryshuar ndër vite kjo festë. “Në Kurban Bajram theret një bagëti dhe pjesa më e madhe falet nëpër fukarenj, por kjo nuk po ndodh më, pasi të varfrit nuk I do njeri. Familja është zvogëluar shumë, njerëzit na kanë ikur në emigrim, por është zvogëluar edhe zemra.