Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’. Të gjithë ata që preferuan t’i kalonim orët e para të 2026-ës në shesh, duke sfiduar edhe temperaturat tejet të ulëta që kanë “pushtuar” vendin.