Në qendër të Tiranës ndërrimi i viteve u mirëprit me muzikë dhe spektakël fishekzjarrësh. Ndërsa në anën tjetër të Tiranëa rreth 90 pacientë të shtruar pranë spitalit covid po luftojnë më armikun e padukshëm. Pacientë, familjarë, mjekë dhe infermierë vitin e ri nuk e pritën pranë familjarëve, por ishin aty në krye të detyrës për të shpëtuar jetë.