Ndërrimi i viteve është festa e shumëpritur që bën bashkë të gjithë familjen dhe Top Channel vjen me një program të pasur për t’i bërë këto ditë festive të paharrueshme. Në vigjilje të vitit të ri, Portokalli nis maratonën e shfaqjës së konceptuar në formën e një kabareje ku humori nderthuret me performanca te tjera dhe të ftuar këngëtarë dhe artistë të njohur të skenës. Nën titullin "Byroja Kombëtare e Humorit" - "Portokalli edhe ti", çdo skeç i përgatitur me kujdes sjell atmosferën festive, por nuk lë pa thumbuar problemet e aktualitetit. Shfaqja ndërthur ngjarjet politike, ekonomike dhe sociale, në qendër të të cilave je ‘ti’.