Për të katërtin vit radhazi në Farkë u zhvillua “Festa e Verës”, organizim që promovon traditën e pasur të bërjes së verës dhe nxitjen e turizmit në qytetin e Tiranës, pjesë e së cilës ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kjo festë mblodhi bashkë një numër të madh kantinash vere dhe restorantesh, të cilat promovuan produktet e tyre, si dhe kulturën e prodhimit të verës lokale.