Fillimet e viteve të ’90-ta kur shqiptarët në Kosovë u larguan nga institucionet e nuk lejohej arsimimi në gjuhën shqipe e gjetën Ibe Gashi Demollin, si studente. Mësim nxënia në kushte represive për atë dhe bashkëombësit e saj ia zgjuan ndjenjën për rolin e mësueses e më 1996 ajo iu bashkua mësimdhënësve që ligjëronin nëpër shtëpi shkolla.