1,8 milionë rasatë korani janë hedhur në liqenin e Ohrit, një proces që kryhet me qëllim shtimim e një prej specieve më të rralla të peshkut. Rasati i koranit i cili rritet në qendrën e Linit hidhet çdo vit në liqen në periudhën e vjeshtës. Synimi është ulja e rrezikut të zhdukjes për këtë lloj peshku i cili është gjuajtur pa kriter. Masat shtrënguese për peshkimin dhe hedhja e rasatit sipas specialistëve kanë ndikuar pozitivisht në prezencën e koranit në ujërat e liqenit të Ohrit Për autoritetet lokale dhe operatorët turistikë peshku i njohur i Pogradecit mbetet ndër më të kërkuarit nga turistët të cilët këtë sezon veror ishin të shumtë. Hefhja e rasatit është ndërthurur edhe me disa aktivitete nga bashkia e qytwtit liqenor e cila ka organizuar Festën e Koranit me synimin për ta bërë pjesë të kalendarit vjetor të aktiviteteve ku mes të tjerash janë ekspozuar edhe gatime të larmishme me koran Hedhja e rasatit të koranit nisi vite më parë si një iniciativë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por prej 4 vitesh rasati po hidhet vetëm nga pala shqiptare. Vitin e kaluar në ujërat e liqenit të Ohrit u hodhën 1.7 milionë rasatë korani ndërsa synohet që vit pas viti kjo shifër të rritet.