Në Kalanë e Ishmit, mbrëmjen e kaluar, bashkia e Durrësit organizoi “Festën e Ishmit” që mblodhi banorë, emigrantë dhe vizitorë, duke i dhënë jetë trashëgimisë kulturore të zonës, e njohur si vendlindja e piktorit Ibrahim Kodra. Programi artistik me këngë, recitime dhe valle popullore, së bashku me stenda të prodhimeve tradicionale, artizanatit dhe krijimtarisë së autorëve vendas, e shndërruan mbrëmjen në një mozaik të historisë, kulturës dhe mikpritjes.